Osmani thërret partitë për zgjedhje – LVV, LDK dhe Nisma konfirmojnë pjesëmarrjen

Aktuale

Osmani thërret partitë për zgjedhje – LVV, LDK dhe Nisma konfirmojnë pjesëmarrjen

Më: 19 nëntor 2025 Në ora: 22:54 Përditësuar në ora: 23:39 më 19.11.2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani /Foto: Facebook

LVV konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ftuar nesër në një takim të përbashkët konsultativ partitë politike parlamentare, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Takimi do të mbahet në orën 10:30, dhe tashmë pranimin e ftesave për këtë takim e kanë konfirmuar pothuajse të gjitha partitë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha  se e ka marrë ftesën dhe se do të marr pjesë në takim.

“Po e kam marrë ftesën nga Presidentja dhe do të marrë pjesë në takimin e ftuar”, ka thënë Kusari-Lila.

Në takim nga LDK do të marrë pjesë kryetari i këtij subjekti, Lumir Abixhiku.

“Po na ka ftuar presidentja në takim për caktimin e datës së zgjedhjeve, takimi nis nga ora 10:30 dhe pjesë e tij do të jetë kryetari Abdixhiku”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Ndërkaq edhe nga Nisma Socialdemokrate kanë konfirmuar se do të marrin pjesë.

“Po kemi pranuar ftesën dhe do të marrë pjesë z.Limaj”, ka thënë Albert Maxhuni nga Nisma.

Ky zhvillim vjen pas seancës së sotme në Kuvend, ku i mandatuari i LVV-së për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti t’i sigurojë votat e nevojshme për të marrë postin e kryeministrit.

Kjo ishte përpjekja e dytë e Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë, pas dështimit të mandatarit të parë, Albin Kurti, më 26 tetor.

Nisma konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani

Në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve, pjesë do të marrë edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Këtë e ka konfirmuar vet Limaj.

Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Kurse, edhe LDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Takimi konsultativ për zgjedhje, LDK merr pjesë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, ku do të diskutohet data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Ndërkaq, sot mandatari për formimin e Qeverisë Glauk Konjufca, dështoi t’i merrte 61 vota për ta formuar ekzekutivin e ri, por i mori veç 56 ashtu siç i mori edhe Albin Kurti

Osmani nesër mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar për të enjten partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Merret vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30. 

Në ftesën që u është dërguar partive thuhet:

“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat