Fondacioni Jahjaga përkrah të prekurit nga kanceri i gjirit

Aktuale

Fondacioni Jahjaga përkrah të prekurit nga kanceri i gjirit

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 17:02
Ish-presidentja Atifete Jahjaga gjatë nënshkrimit të marrëveshjes

Fondacioni Jahjaga, në bashkëpunim me kompaninë e derivateve IP Petrol, ka dhuruar sot rreth 20 mijë euro për Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita”.

Donacioni synon të mbështesë personat e prekur nga kanceri i gjirit dhe të forcojë kapacitetet diagnostikuese dhe mbështetëse të kësaj qendre, raporton KosovaPress.

Ky kontribut vjen si rezultat i një iniciative të nisur gjatë muajit rozë, për vetëdijesimin ndaj kancerit të gjirit.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga pas tha se kjo traditë do të vazhdojë viteve në vazhdim, duke theksuar se do të konsultohen edhe me Qendrat e Mjekësisë Familjare, se ku mund të dedikohen këto fonde.

Jahjaga: Kjo traditë do të vazhdojë edhe viteve të tjera

“Kjo iniciativë ka filluar rreth dy muaj më herët, për të shënuar muajin rozë, e cila ka pasur për qëllim që të mbledh fonde që të adresojmë çështjen e kancerit të gjirit. Iniciativë kjo që ka filluar nga vullneti i mirë i IP Petrol dhe një bashkëpunim me Jeta Vitën. Ne kemi marrë të gjitha masat e nevojshme së bashku me ekipin e fondacionit Jahjaga dhe janë mbledhur rreth 20 mijë euro. Këto fonde do të shkojnë direkt tek organizata Jeta Vita që do t’i dedikohet të gjithë atyre të prekurve me kancer të gjirit dhe jo vetëm. Kjo traditë do të vazhdojë edhe viteve me radhë, sepse kjo marrëveshje që u nënshkrua sot nuk është vetëm për këto një muaj e gjysmë. 6:32 Ne do të konsultohemi edhe me Qendrat e Mjekësisë Familjare se ku mund të dedikohen këto fonde”, tha Jahjaga.

Ndërsa, menaxheri i marketingut në IP Petrol, Bujar Berisha theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së kësaj fushate. Ai u shpreh pozitiv edhe për reagimin e klientëve kur kanë kuptuar se paratë e tyre do të shkojnë për donacion.

Berisha: Kjo iniciativë nuk është e vetmja që e kemi filluar

“Kjo iniciativë nuk është e vetmja që e kemi filluar, është një ndër iniciativat. Kjo nuk do të jetë vetëm një kampanjë që do të bëhet vetëm këtë vit, plani është që të kemi një kampanjë që të bëhet çdo vit në masa më të mëdha. Kjo kampanjë ka një domethënie të madhe për ne si kompani, por edhe si shoqëri, përgjatë këtij aktiviteti reagimi që kemi marrë nga klientët ka qenë i jashtëzakonshëm dhe shumë pozitiv dhe ka pasur një shtrirje jashtëzakonisht të mirë”, tha Berisha.

Përfituesja, drejtoresha e Qendrës “Jeta Vita”, Nafije Latifi e vlerësoi lart mbështetjen e ofruar nga kjo nismë.

Latifi u shpreh se me këtë donacion do të ndikojnë në diagnostikimin e hershëm duke blerë aparaturën e nevojshme për diagnostikim.

Latifi: Ne menduam që me donacionin të ndikojmë në diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit

Video: 

“Në këtë mënyrë ju përveç donacionit, ju me çdo litër të naftës e informoni klientin që po bëni për këtë kategori të njerëzve... 11:28 Sivjet dhe viteve të kaluara gjithnjë e më shumë kompani, shkolla, kolegje, madje edhe çerdhe e bëjnë një manifestim solidariteti me këtë kategori të grave të atakuara nga kanceri i gjirit.. Ne menduam që me donacionin të ndikojmë në diagnostikimin e hershëm, në blerje të aparaturës së nevojshme për diagnostikim”, u shpreh Latifi.

Fondacioni Jahjaga vazhdon të jetë përkrahës i personave të prekur me kancer të gjirit, duke kontribuar ndër vite me donacione për Spitalin Pediatrik, PET-skanerin e parë në vend, aparaturën e mamografit në Kamenicë dhe aparaturën e sentinelit. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat