Ish-deputeti Nezir Kraki ka shprehur shqetësimin për, siç thotë ai, numrin e lartë të personave në Shqipëri që ende nuk e kanë të qartë pavarësinë e Kosovës.
Ai tha se në një debat televiziv ka dëgjuar që Kosova ka arritur deri këtu “falë kompromiseve”, gjë që e kundërshtoi duke theksuar se liria është fituar përmes një shekulli përpjekjesh dhe luftës.
Kraki kritikoi edhe “kosmopolitanët nga Tirana” që, sipas tij, i rikujtojnë Kosovës kërkesat e Serbisë, duke e quajtur këtë qasje të papranueshme.
Postimi i plotë:
Jam verete i shqetsuar nga numri i larte i personave ne Shqiperi te cilet ende s’e kane kuptu qe Kosova eshte pavaresu nga Serbia. Dhe keta persona vine sidomos nga mediat dhe politika.Sonte ne nje bisede me disa nga ta, njeri tha qe Kosova ka ardhe deri ketu fale kompromiseve. Une i thash jo, fale perpjekjes mbi nje shekullore dhe luftes per liri. Tjetres i thash se deshirat e Serbise nuk mund te behen detyrime per ne.Jo nuk jemi dakord tha ajo zonja ne studio, sepse, shtoi ajo « realitetin dhe kerkesat qe kane ata te cilat kane protektorat mbi pavaresine e Kosoves, nuk mund t’i perjashtoni nga ekuacioni ».WTF!Domethene, edhe kur Serbia e te huajt « harrojne » te na kerkojne leshime te reja, dalin disa kosmopolitanë nga Tirana dhe na rikujtojne se kerkesat e Serbise nuk mund t’i heqim nga ekuacioni.