Murati i përgjigjet Abdixhikut: Pse s’i votuat kur patët mundësi?

Aktuale

Murati i përgjigjet Abdixhikut: Pse s’i votuat kur patët mundësi?

Nga: A.SH Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 15:42
Hekuran Murati

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia e tij ka qenë e gatshme të votojë buxhetin e Prishtinës, pagat e RTK-së dhe pakon e rritjes ekonomike.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, i reagoi menjëherë, duke e pyetur pse LDK-ja nuk i votoi kur e pati mundësinë. Ai tha se LDK-ja deri dje e quante seancën antikushtetuese, ndërsa tani po pretendon se ka qenë gati të votojë, por nuk i ka pëlqyer mënyra e ftesës.

“S’ka logjikë dhe është tallje me qytetarët”, u shpreh Murati.

“E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë?

Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës.

Kjo është tallje me qytetarët”, shkruan Murati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat