PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Aktuale

PDK-ja thotë se s’ka marrëveshje me Nismën për zgjedhjet e parakohshme

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hedhur poshtë raportimet për një koalicion të mundshëm me Nismën Socialdemokrate për zgjedhjet e parakohshme.

Për Tëvë1 nga kjo parti kanë thënë se raportimet nuk janë të vërteta, pasi që nuk ka bisedime për një bashkëpunim të tillë.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar i hapur për bashkëpunime, duke theksuar se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike, ndërkohë që kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ditë më parë në prononcimin për media ka thënë se do të garojnë të vetëm.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 dhjetor.

Ndërkaq, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë bërë të ditur se partitë politike që synojnë të garojnë në zgjedhjet e 28 dhjetorit përmes koalicioneve duhet të njoftojnë KQZ-në deri më 30 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat