Thirrje për qytetarët lidhur me qendrat e votimit: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

Aktuale

Thirrje për qytetarët lidhur me qendrat e votimit: Kontrolloni adresën zyrtare të vendbanimit në E-Kosova

Më: 27 nëntor 2025 Në ora: 15:34
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ)

Duke pasur parasysh në disa raste ankesat dhe vërejtjet e paraqitura publikisht nga qytetarët gjatë Zgjedhjeve Lokale lidhur me Qendrat e Votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që të kontrollojnë adresën e tyre zyrtare të vendbanimit në platformën E-Kosova (Adresa > Deklarimi i adresës zyrtare të vendbanimit).

Qytetarët njoftohen se adresa zyrtare që u figuron në E-Kosova, tregon njëkohësisht komunën në të cilën janë caktuar të votojnë në zgjedhje, raporton KosovaPress.

KQZ u bën thirrje votuesve të cilët kanë pasur ankesa ose pakënaqësi në zgjedhjet e kaluara lidhur me Qendrën e Votimit se: nëse dëshironi të votoni në komunën ku realisht jetoni dhe në Qendrën e Votimit më të përshtatshme, duhet patjetër ta përditësoni adresën tuaj zyrtare të vendbanimit.

Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së https://qv.kqz-ks.org pas kësaj periudhe. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat