Gazetari Gëzim Mekuli ka publikuar në Facebook një dokument të PZAP-it, duke thënë se LDK ka paraqitur ankesë kundër vendimit të KQZ-së për hapjen e qendrave alternative të votimit jashtë Kosovës.
Sipas dokumentit të publikuar, LDK kundërshton vendimin e KQZ-së të datës 26 nëntor 2025, duke e cilësuar atë si “të paligjshëm” dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet dhe Kushtetutën.
Mekuli thotë se ky veprim përbën ankesë direkte ndaj mënyrës së organizimit të votimit të mërgatës, të cilën KQZ e ka miratuar me shumicë votash.
Shkrimi i Mekulit në Facebook:
LDK ANKOHET KUNDËR MËRGIMTARËVE- JA TEKSTI DHE DOKUMENTI
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Lënda:
A N K E S Ë
ndaj Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me nr.01/3438 – 2025, dt. 26.11.2025 për
Miratimin e Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin
maksimal të votuesve për vendvotime
(shënim me dorë: LDK)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen mbajtur më 26.11.2025 përveç tjerash ka
diskutuar edhe rreth organizimit të procesit të votimit jashtë vendit. Në këtë mbledhje,
pavarësisht kontestimit të bazuar të ligjshmërisë që i është bërë propozimit për të krijuar
“Qendra Alternative të Votimit” jashtë hapësirave zyrtare të misioneve tona diplomatike,
vendimi (Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Nr.01/3438 – 2025, dt. 26.11.2025) është marrë
me shumicë votash në këtë institucion duke kështu të imponojë “një formë të re” të
organizimit të zgjedhjeve, me gjasë, më e përshatshme për subjektin sponsorizues të kësaj ideje;
Marrë parasysh legjislacionin zgjedhor në vendin tonë, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe
Rregullat Zgjedhore: Nr.05/2024 dhe 04/2024, Vendimi i ankimuar në këtë rast është në
kundërshtim flagrant me këto akte që përbëjnë bazën kryesore dhe të vetme për organizimin e
zgjedhjeve në Republikën e Kosovës por edhe bazuar në Kushtetutën e vendit, dhe si i tillë, me
qëllim të rivendosjes së ligjshmërisë, duhet të anulohet sepse: