Në ditëlindjen e Presidentit historik Ibrahim Rugova, bashkëpunëtori i tij i ngushtë Adem Salihaj e ka përkujtuar me krenari kontributin e Rugovës për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Salihaj theksoi se figura e Rugovës mbetet e pazëvendësueshme dhe se pavarësia e vendit është e paimagjinueshme pa të.
Ai shtoi se Kosova edhe sot ka shumë nevojë për frymën dhe trashëgiminë që Rugova la pas.
Postimi i plotë:
Sot, në ditëlindjen e Presidentit Rugova, e përkujtoj me krenari dhe nostalgji gjithë punën dhe angazhimin e tij dhe bashkëpunimin tim të ngushtë me të për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, tri shtyllat kryesore të shtetit tonë. Burrë shtetas të rëndësishëm kanë thënë fjalë të mëdha për të, se pavarësia e Kosovës është e paimagjinueshme pa Presidentin Ibrahim Rugova. Edhe sot Kosova ka shumë nevojë për frymën dhe trashëgiminë e Tij.