“Nuk u habita për arrestimin e saj sepse...”, Edita Tahiri reagon pas arrestimit të Federica Mogherinit

Aktuale

“Nuk u habita për arrestimin e saj sepse...”, Edita Tahiri reagon pas arrestimit të Federica Mogherinit

Nga: A.SH Më: 2 dhjetor 2025 Në ora: 21:13
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar pas lajmit për arrestimin e ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në një postim në Facebook, Tahiri tha se ky zhvillim nuk e ka habitur, duke e lidhur atë me, siç i cilësoi, “bazat korruptive” mbi të cilat Mogherini kishte vepruar gjatë procesit të dialogut.

“Nuk u habita per arrestimin e saj sepse mbi keto baza korruptive Federica Mogherini hapi deren per lojerat e kufijve dhe ndarjen e veriut te Kosoves, te cilat lojera ne i mposhtem me vendosmeri ndersa vulen e mposhtjes ia dha Angela Merkel”, ka shkruar ajo në Facebook.

Federica Mogherini ka qenë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, dhe në këtë rol ajo ka shërbyer edhe si ndërmjetësuese kryesore e dialogut Kosovë–Serbi në vitet 2014–2019.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat