Arrestimi i Mogherinit hap ‘kutinë e Pandorës’, Nela akuzon për tradhti politike ndaj Kosovës

Aktuale

Arrestimi i Mogherinit hap ‘kutinë e Pandorës’, Nela akuzon për tradhti politike ndaj Kosovës

Nga: A.M Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 11:17
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

Arrestimi i ish-përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka shkaktuar reagime të shumta në rajon, mes tyre edhe një deklaratë e ashpër nga publicisti Milaim Nela.

Në reagimin e tij në Facebook, Nela përmendi rolin që Mogherini ka pasur në proceset politike në Ballkan, duke e akuzuar se ka shkaktuar dëme shumë më të mëdha për Kosovën sesa për Shqipërinë.

 Ai e cilëson Mogherinin si përgjegjëse për futjen e Kosovës “në një qorrsokak nga i cili ende nuk po del”, duke theksuar se veprimet e saj në dialogun Kosovë–Serbi kanë lënë pasoja të rënda për shtetësinë e vendit, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Federica Mogherini po përmendet shumë sot për afërsinë dhe mbështetjen që i ka dhënë sektit rilindas dhe Edi Ramës por shqiptarët duhet ta dinë dhe të mos harrojnë se dëmi që i ka bërë kjo marksiste e kohëve moderne Kosovës dhe shtetësisë së saj është 100 fish më i madh se dëmi që i ka bërë Shqipërisë! Ajo e futi Kosovën në një qorrsokak që sot e kësaj dite nuk po mundet me dalë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat