Familja e Haki Imerit shpërthen pas arrestimit të Mogherinit: Kush prek hartën e Kosovës, përfundon keq!

Aktuale

Familja e Haki Imerit shpërthen pas arrestimit të Mogherinit: Kush prek hartën e Kosovës, përfundon keq!

Nga: A.SH Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 13:35
Federica Mogherini me liderët politik të Kosovës

Dje Federica Mogherini u arrestua, duke u liruar më vonë.

Për këtë kanë reaguar familja e veprimtarit Haki Imeri.

Në reagimin e tyre ata e lidhin rastin me një sërë figurash politike që, sipas tyre, “kanë punuar për ndarjen e Kosovës”, duke kujtuar se disa prej tyre po ndiqen penalisht për vepra të ndryshme. Familja ngre pyetjen nëse bëhet fjalë për ndjekje selektive apo politike, ndërsa thekson se “drejtësia nuk fal” dhe se “çdo ndërhyrje në hartën e Kosovës ka pasoja”.

Postimi i plotë:

-Eh, kafe dynja

-Këta qe punuan shumë për ndarjen e Kosovës.

-Dy po gjykohen për vrasje shqiptarësh.

-Tjetra u arrestua për krim të organizuar.

-Njëri ish drejtor i drejtorise politike -president i Kosovës.

-Tjetri ish shef i shikut dhe Krykuvendar i Kosoves ..

-Frederica Mogherini ish-zyrtare e lartë italiane dhe shefe e sigurisë në BE.

-Duket se kush prek hartën e Kosovës, përfundon keq.

-Drejtesia nuk fal..

-Si ka mundësi çdo bashkëpunëtor i Hashim Thaçit po ndiqet nga drejtësia?

-A është kjo ndjekje selektive-politike?

-Sipas “hibridëve mediatikë”, po.

-Ata gjithmonë në shërbim të ndarjes së Kosovës.

-Gjithmonë kundër drejtësisë..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat