Pas gjuhës ofenduese, Matoshi i ‘kthen flakë për flakë’ Lushtakut: Shko në Prokurori, jo pas grave!

Aktuale

Pas gjuhës ofenduese, Matoshi i ‘kthen flakë për flakë’ Lushtakut: Shko në Prokurori, jo pas grave!

Nga: A.M Më: 5 dhjetor 2025 Në ora: 11:46
Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi

Deputetja e LVV-së, Adriana Matoshi ka reaguar në lidhje me fyerjet dhe gjuhën ofenduese që kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka përdorur ndaj saj.

Së fundi, Lushtaku eskaloi duke thënë se: “E unë i them Albin: lidhi këto k#drat se boll është”.

E pas kësaj deklarate, Matoshi tha se Lushtaku nuk e ka me të, por është revoltuar nga disa humbje të njëpasnjëshme, të cilat ia përmendi.

Ndër të tjera, ajo tha se Samiu duhet të jap llogari në Prokurori për 7 ari tokë të cilat nuk i ka deklaruar, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

O nuk e ka me mu Samia.

Ju kanë ndal terminalet.

Ju kanë ndal tenderat.

E ka mujt Ramizi në Drenicë.

E ka mujt Albini në Mitrovicë.

E kanë mujt burrat, tash u kap me gra.

Sami, nuk më tut mu e as nuk nuk lidhna për kërpeshi unë, qysh i sheh ti gratë.

Ma mirë o mirë me shku në Prokurori me kallxu për qato 7 ari tokë që si kishe deklaru kurrë prej 2001, e tash i paske marrë 630 mije euro banesa?

Problemi i Kosovës janë qëto dallavere Sami, jo gratë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat