Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kandidon për deputet nga LDK

Aktuale

Ish-kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, kandidon për deputet nga LDK

Nga: A.SH Më: 7 dhjetor 2025 Në ora: 14:31
Xhafer Gashi dhe Lumir Abdixhiku

Pas 12 viteve në krye të Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka njoftuar se do të garojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se gjatë tri mandateve ka punuar me përkushtim për transformimin e qytetit dhe se tani synon t’u shërbejë qytetarëve në nivel qendror.

Postimi i plotë:

Pas 12 viteve angazhim si Kryetar i Komunës së Obiliqit, kam pasur fatin që me punë dhe përkushtim të kontribuoj në transformimin e qytetit tonë. Gjatë këtyre viteve kam dhënë maksimumin në zhvillimin e komunës, në zbatimin e ligjeve dhe realizimin e projekteve të rëndësishme, duke punuar gjithmonë me përgjegjësi dhe në shërbim të qytetarëve të Obiliqit.

Tani ka ardhur koha për një hap të ri.

Do të jem kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, me synimin që t’u shërbej me përkushtim të gjithë qytetarëve.

Xhafer Gashi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat