Kurti në Zvicër, Konjufca e Kërçeli në Francë/ Kjo është atmosfera e mërgatës në Annecy

Aktuale

Kurti në Zvicër, Konjufca e Kërçeli në Francë/ Kjo është atmosfera e mërgatës në Annecy

Më: 13 dhjetor 2025 Në ora: 23:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Glauk Konjufca dhe Ilir Kërçeli janë takuar sot me mërgatën shqiptare në Annecy të Francës.

Përmes një postimi në Facebook, Kërçeli ka falënderuar pjesëmarrësit në takim, duke thënë se “mërgata është zemra që rreh për Kosovën”.

Me këtë rast, Kërçeli njoftoi takimin e radhës, që do të zhvillohet nesër në Gjenevë.

Paralelisht, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, mbajti takim me mërgatën në Cyrih të Zvicrës.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 28 dhjetor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat