Limaj: Nëse Nisma dhe AAK nuk e kalojnë pragun, Kurti fiton edhe më shumë

Aktuale

Limaj: Nëse Nisma dhe AAK nuk e kalojnë pragun, Kurti fiton edhe më shumë

Më: 16 dhjetor 2025 Në ora: 22:19
Fatmir Limaj

Teksa fliste për pritshmëritë nga zgjedhjet, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se moskalimi i pragut zgjedhor nga Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta forconte edhe më shumë pozitën e kryeministrit aktual.

Sipas Limajt, nëse këto dy subjekte e kalojnë pragun, ato mund të sigurojnë një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në ndryshimin e qeverisjes.

“Nëse ne i marrim gjashtë deputetë dhe Aleanca e kalon pragun duke marrë gjashtë deputetë, mund të bëhen edhe më shumë, diku 12 deri në 14 deputetë. Kështu krijohet ndryshimi.

Përndryshe, nëse kjo nuk ndodh, mendoj se z. Kurti do ta ketë rezultatin edhe më të lartë sesa në zgjedhjet e para,” tha Limaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat