Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-ja riafirmon mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-ja riafirmon mbështetjen e fuqishme për Kosovën

Më: 20 dhjetor 2025 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i cili autorizon mbi 901 miliardë dollarë për programet e mbrojtjes dhe në të cilin është përfshirë edhe Kosova.

E pas këtij lajmi ka reaguar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se SHBA-ja ka riafirmuar mbështetjen e fuqishme për Republikën e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të fuqishme për Republikën e Kosovës përmes miratimit të National Defense Authorization Act (NDAA).

Ligji nënvizon përkushtimin e SHBA-së ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat