Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, përmes një postimi vlerëson Glauk Konjufcën për punën dhe profesionalizmin e treguar gjatë drejtimit të Kuvendit të Kosovës.
Peci thekson se, pavarësisht urimit miqësor “urime Kryetar”, Konjufcës do t’i drejtohen edhe në të ardhmen me “Faleminderit Kryetar”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij institucional.
Postimi:
Me buzëqeshje, miqësisht e me “urime Kryetar” më nderoi sot Glauk Konjufca. Megjithatë, për shkak të trashëgimisë së tij në punën e mirë, komunikimin, profesionalizmin dhe performancën në Kuvendin e Republikës së Kosovës, edhe ne do të vazhdojmë gjatë kohë t’i drejtohemi me “Faleminderit Kryetar!”