Abdixhiku premton: Rrugën Prishtinë–Mitrovicë do ta bëjmë realitet

Aktuale

Abdixhiku premton: Rrugën Prishtinë–Mitrovicë do ta bëjmë realitet

Më: 23 dhjetor 2025 Në ora: 19:08
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku në tubimin e mbajtur në Mitrovicë

Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Mitrovicë, tha se Trepça nuk është barrë, por aset kombëtar.

Prandaj, duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial.

Abdixhiku pos kësaj, foli edhe për rrugën Prishtinë- Mitrovicë, që sipas tij, do të përfundohet me të Kryeministër.

“Trepça nuk është barrë – Trepça është aset strategjik kombëtar. Trepça duhet të rikthehet në zemër të zhvillimit industrial të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai rrugën Prishtinë-Mitrovicë e quajti projekt jetik shtetëror.

“Rruga Prishtinë–Mitrovicë nuk është projekt periferik, është projekt jetik shtetëror. Kjo rrugë do të bëhet realitet”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat