S’ka pritje të gjata në pikat kufitare

Aktuale

S’ka pritje të gjata në pikat kufitare

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Festat e fundvitit, si zakonisht sjellin edhe fluks në pikat kufitare, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje për t’i kaluar pushimet me familjet e tyre.

Qendra për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të dhënat të cilat tregojnë se të gjitha pikëkalimet kufitare janë të lira për qarkullim.

Kolona nuk ka fare, teksa pritja është mesatarisht 3 deri në 5 minuta.

Përjashtim bën pika kufitare e Merdares, aty ku pritjet janë 10 minuta për të hyrë e 15 për të dalur nga kjo pikë.

Kolona s’ka fare edhe në zonat e shënjuara për hyrje-dalje të kamionëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat