Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Lepencit

Aktuale

Ndërpritet përkohësisht seanca në rastin e sulmit të Ibër-Lepencit

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 10:46
Ibër Lepenc

Është ndërprerë përkohësisht seanca ndaj tre të akuzuarve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, që po akuzohen për sulm në kanalin e Ibër Lepencit, në 29 nëntor të 2024-tës.

Kjo pasi mbrojtja e tyre ka kërkuar nga trupi gjykues përjashtimin nga rasti të prokurorit Bekim Kodraliu.

Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, pritet të vendoset nëse do të vazhdojë ose jo seanca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat