Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Afro 1 orë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë

Më: 24 dhjetor 2025 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Bashkatdhetarët po vazhdojnë të kthehen në Kosovë, me rastin e festave të fundvitit.

E me ardhjen e tyre, pikëkalimet kufitare po ngarkohen me automjete e pritje të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në kufirin e Jarinjes, deri në 45 minuta.

Deri në 40 minutë pritje ka te Dheu i Bardhë, derisa nga gjysmë ore po pritet në Bërnjak dhe Muçibabë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat