Ndalohet votimi familjar, KQZ thotë se është vepër penale

Aktuale

Ndalohet votimi familjar, KQZ thotë se është vepër penale

Më: 25 dhjetor 2025 Në ora: 14:22
Foto ilustrim/ Njoftimi i KQZ-së: Ndalohet votimi familjar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se votimi familjar në zgjedhjet e 28 dhjetorit është i ndaluar.

Siç bëhet e ditur në njoftim, KQZ-ja thotë se votimi familjar ndalohet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se Kodi Penal e cilëson votimin familjar si vepër penale.

Njoftimi:

Votimi familjar është i ndaluar!

Vota është personale dhe e fshehtë.

Respekto ligjin, respekto demokracinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat