Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Bie fluksi i pritjeve në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se mëngjesin e sotëm fluksi në të gjitha pikat e kalimit kufitar në Kosovë paraqitet relativisht i qetë, me pritje minimale dhe pa kolona të raportuara.

Pritje për të hyrë në Kosovë, nga Merdari dhe në Dheu i Bardhë po bëjnë udhëtarët e këtyre dy pikave kufitare, ata presin nga 10 deri në dhe 5 minuta.

Sipas të dhënave të përditësuara nga QMKM-së rreth orën 09:00, automjetet dhe kamionët, në pikat tjera, po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 2 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Nuk janë raportuar kolona në asnjërën prej pikave kufitare, përfshirë pikat më të frekuentuara si Merdarë, Dheu i Bardhë, Jarinje e Vërmicë, ku shpeshherë në sezonin veror e gjatë festave, shënohen pritje e kolona të gjata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat