EPP vlerëson LDK-në dhe Lumir Abdixhikun: U ofrojnë qytetarëve shpresë

Aktuale

EPP vlerëson LDK-në dhe Lumir Abdixhikun: U ofrojnë qytetarëve shpresë

Më: 26 dhjetor 2025 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Partitë Popullore Evropiane (EPP), forca më e madhe politike në Parlamentin Evropian, kanë vlerësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatin e saj për kryeministër, Lumir Abdixhikun, duke theksuar se ata po u ofrojnë qytetarëve të Kosovës shpresë.

Sipas një postimi të LDK-së në Facebook, EPP thekson se nën udhëheqjen e Abdixhikut, qytetarët mund të presin:

shpresë për një të ardhme më të mirë,

shpresë për një ekonomi të zhvilluar dhe të qëndrueshme,

shpresë për një Kosovë stabile, të orientuar dhe të harmonizuar me Bashkimin Evropian.

LDK përfundon postimin me falënderime për mbështetjen e dhënë nga EPP.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat