Teuta Rugova: Vendimi i Ukës për tu bërë deputet, ka peshë të veçantë për familjen tonë

Aktuale

Teuta Rugova: Vendimi i Ukës për tu bërë deputet, ka peshë të veçantë për familjen tonë

Nga: H.O. Më: 27 dhjetor 2025 Në ora: 20:17
Ukë Rugova/ Teuta Rugova

Vajza e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, Teuta Rugova në një postim të saj në Facebook ka thënë se kandidimi i vëllaut të saj Ukë Rugova për deputet është vazhdim i natyrshëm i një rruge të ndëruar mbi vlera të forta.

Ish deputetja Rugova shkruan më tutje se ky vendim i tij ka peshë të veҫantë për familjen e tyre.

Postimi i plotë:

Kandidimi i Ukës për deputet nuk është vetëm një hap politik, por vazhdim i natyrshëm i një rruge të ndërtuar mbi vlera të forta, sakrificë dhe dashuri për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj. Për familjen tonë, ky është një vendim me peshë të veçantë, sepse shënon vazhdimësinë e një misioni dhe të vlerave mbi të cilat jemi rritur e që na kanë mbajtur gjithmonë të bashkuar në partinë e themeluar nga babai ynë, Presidenti Dr. Ibrahim Rugova.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat