Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka prezantuar pesë vendimet e para që planifikon t’i marrë nëse merr mandatin e tretë.
“Jam në muajin e dhjetë të vitit të pestë të mandatit të plotë katërvjeçar.
Votimi do të bëhet menjëherë në mbledhje të Qeverisë, pastaj në Kuvend, në dy lexime, për buxhetin që do të arrijë 4 miliardë euro. Buxhetin në vitin 2021 e kam gjetur nga pararendësi im, Avdullah Hoti, ndërsa ministër i Financave atëherë ka qenë Hykmete Bajrami.
Ata na kanë lënë një buxhet prej 2.4 miliardë eurosh. Sivjet, buxheti ishte 3.6 miliardë, ndërsa vitin e ardhshëm do të arrijë 4 miliardë. Pse ka ndodhur kjo? Sepse është rritur ekonomia. Produkti i Brendshëm Bruto e kemi gjetur 7 miliardë euro, sivjet është 11 miliardë, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të arrijë 12 miliardë. Qarkullimi i bizneseve është dyfishuar”, theksoi Kurti.