Parashikimi i Blerim Velës: Dalja afër 900 mijë votues deri në mbyllje të vendvotimeve

Aktuale

Parashikimi i Blerim Velës: Dalja afër 900 mijë votues deri në mbyllje të vendvotimeve

Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 18:07
Blerim Vela

Ish-këshilltari i presidentes dhe njohësi i proceseve elektorale, Blerim Vela, ka parashikuar që afërsisht 900 mijë votues deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Ai tha se pjesëmarrja paradite ishte midis niveleve si në shkurt 2021 dhe shkurt 2025.

“Moti i ftohtë ka të ngjarë të ketë penguar pjesëmarrjen e hershme, gjë që sugjeron se pjesëmarrja mund të rritet më vonë gjatë ditës.

Pritja ime e përafërt: afërsisht 900 mijë votues deri në mbylljen e qendrave të votimit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat