KQZ publikon të dhënat: Interesim i lartë në zgjedhje, mbi 44% e elektoratit votoi

Aktuale

KQZ publikon të dhënat: Interesim i lartë në zgjedhje, mbi 44% e elektoratit votoi

Nga: A.M Më: 28 dhjetor 2025 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

Kosova votoi sot për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dështimit për muaj të tërë për formimin e institucioneve të vendit.

Sipas platformës së KQZ-së për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë interesimi i qytetarëve për të votuar është i lartë.

Me mbylljen e vendvotimeve, KQZ ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen e qytetarëve me të drejtë vote, gjithsej 44,95 për qind prej tyre kanë shfrytëzuar të drejtën për votë, përcjell “Bota sot”.

Numri i votuesve të total në këto zgjedhje ishte 898,557.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat