Kosova sot zhvilloi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat u përshkuan pa incidente dhe me një mbarëvajtje demokratike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave, ku deri më tani janë numëruar 55,85 për qind të votave.
Rezultatet aktuale po vazhdojnë ta vendosin Lëvizjen Vetëvendosje si parti të parë.
Me numërimin e 55,85 për qind të votave, LVV ka 49,67 për qind apo 226,354 të votave, përcjell “Bota sot”.
Derisa, PDK ka 20,02 për qind apo 91,217 të votave, LDK me 14,12 për qind apo 64,359, kurse AAK 6,85 për qind apo 31,206 të votave.
Kurse, NISMA me rezultatin aktual nuk e kalon pragun me 1,49 për qind apo 6,795 të votave.