Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka deklaruar se fitorja e VV-së është e madhe dhe jo e rastësishme.
Ajo thekson se sukseset e partisë gjatë gjashtë viteve të fundit janë rezultat i punës së ndershme, këmbënguljes dhe qëndrimit parimor.
Sipas Mihalit, VV nuk dorëzohet, nuk lëshon pe dhe e ka në qendër dashurinë për Kosovën.
Postimi i plotë:
Do të thuhet gjithçka për këtë fitore. Sepse e madhe shumë.
Me rëndësi të sqarohet që fitoret e Lëvizja VETËVENDOSJE! këto 6 vite nuk kanë qenë as rastësi, as "aksident" siç nuk kanë përtuar të na thonë shpesh.
Ne punojmë. Shumë. Dhe ndershëm.
Vërtet.
Ne nuk dorëzohemi. Nuk lëshojmë pe.
Ne dimë të themi Jo.
Dhe mbi të gjitha e duam shumë Kosovën.