Përfundon numërimi në 9 komuna, vazhdon në 29 të tjera

Aktuale

Përfundon numërimi në 9 komuna, vazhdon në 29 të tjera

Nga: Bota sot Më: 30 dhjetor 2025 Në ora: 20:08
Qendra Komunale të Numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të martën pasdite është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 9 Qendra Komunale të Numërimit.

Komunat që kanë përmbyllur aktivitetet janë:

Mamushë (6 vendvotime)

Shtërpcë (17)

Junik (6)

Hani i Elezit (11)

Kllokot (8)

Mitrovicë e Veriut (22)

Novobërdë (23)

Zveçan (11)

Viti (64)

Deri më tani, e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga gjithsej 2,557 vendvotime, ose 47.75%.

Procesi i numërimit dhe verifikimit vazhdon aktualisht në 29 Qendra Komunale të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat transmetohen në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat