Ish-ambasadori Avni Arifi ka deklaruar se sulmi i SHBA-së dhe Donald Trump ndaj Venezuelës ka rëndësi të madhe gjeopolitike, duke shënuar humbje strategjike për Rusinë dhe Kinën si dhe rritje të ofertës globale të naftës.
Sipas tij, zhvillimet mund të hapin një shans të madh për Kosovën që në një periudhë të shkurtër të sigurojë të paktën katër njohje të reja: nga Venezuela (pas rënies së Maduros), Antigua dhe Barbuda, Trinidad and Tobago, si dhe rikthimin e njohjes nga Dominica.
Arifi theksoi se këto shtete kanë qenë të shantazhuara politikisht dhe ekonomikisht nga regjimi i Maduros dhe të ndikuara nga Serbia dhe Rusia.
Postimi i Arifit:
Sulmi i Donald Trump dhe SHBA-së ndaj Venezuela është tepër me rëndësi
Kjo nenkupton:
• humbje strategjike për Rusinë dhe Kinën,
• rritje e ofertës globale të naftës,
• dhe mbi të gjitha hapje e një shansi të madh për Kosovën që të siguroj të paktën katër njohje.
Në një periudhë shumë të shkurtër, Kosova mund të njihet nga:
• Venezuela – pas rënies së Maduros,
• Antigua dhe Barbuda,
• Trinidad and Tobago,
• dhe rikthimin e njohjes nga Dominica.
Këto shtete kanë qenë për vite të tëra të shantazhuara politikisht dhe ekonomikisht nga regjimi i Maduros dhe instrument i fuqishëm i Serbisë dhe Rusisë në Rajon. Një Asad më pak për botën, një armik i fuqishëm për Kosovën pavarësishtë distancës. Gëzuar 2026. Boll mbarë filloj në këtë rrafsh.