Pritje deri në dy orë në Merdarë për dalje nga Kosova

Aktuale

Pritje deri në dy orë në Merdarë për dalje nga Kosova

Më: 3 janar 2026 Në ora: 18:03
Foto ilustruese

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e bashkatdhetarëve për dalje nga Kosova janë më të gjata në pikëkalimin kufitar të Merdarës, ku ato arrijnë deri në 150 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të orës 16:39, situata më e ngarkuar paraqitet në pikëkalimet kufitare Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, aktualisht në pikëkalimin Dheu i Bardhë pritjet për dalje nga Kosova kanë arritur deri në 60 minuta, me një kolonë automjetesh rreth 300 metra. Në Merdarë, pritjet variojnë nga 120 deri në 150 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur rreth 1.200 metra. Në pikëkalimet Jarinjë dhe Bërnjak, pritjet sipas sistemit llogariten nga 15 deri në 20 minuta.

Image
Pritjet

Në pikat e tjera kufitare, si Vërmicë, Hani i Elezit dhe Kullë, qarkullimi po zhvillohet normalisht, ndërsa pritjet në hyrje dhe dalje janë minimale, nga 4 deri në 5 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat