Zëvendëskryeministri Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë, Karin Anna Maandi

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti ambasadoren e re të Estonisë, Karin Anna Maandi

Më: 14 janar 2026 Në ora: 18:50
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadoren e re të Estonisë, Karin Anna Maandi.

Duke e uruar për detyrën e re, zëvendëskryeministri Bislimi vlerësoi marrëdhëniet e fuqishme mes dy vendeve tona.

Ai theksoi mundësitë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit veçanërisht në fusha si teknologjia.

Në qendër të diskutimit ishin pritshmëritë për vitin 2026, ku zëvendëskryeministri Bislimi foli rreth objektivit për avancim të integrimit evropian të Kosovës, konkretisht përmes marrjes së statusit të vendit kandidat, dhe rëndësisë së përparimit në rrugën drejt Këshillit të Evropës dhe NATO-s.

Image
Pamje nga takimi
Image
Pamje nga takimi
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat