Policia e Kosovës ekstradon nga Anglia për në Kosovë të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar

Aktuale

Policia e Kosovës ekstradon nga Anglia për në Kosovë të kërkuarin me urdhërarrest ndërkombëtar

Më: 15 janar 2026 Në ora: 21:34
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 15.01.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet Angleze pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të pergjithshëm”.

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Angleze, dhe pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës, më saktë Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat