Abdixhiku vlerëson Hajdarajn si figurë kyçe në rrugën për liri e pavarësi

Aktuale

Abdixhiku vlerëson Hajdarajn si figurë kyçe në rrugën për liri e pavarësi

Më: 17 janar 2026 Në ora: 13:44
Jusuf Gërvalla

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë Smajl Hajdaraj mbetet mbetët një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit për liri e pavarësi.

Në 24 vjetorin e vrasjes së Hajdaraj, Abxhiku ka thënë se moszbardhja e rastit e bënë dhimbjen më të madhe.

“Sot përulemi me respekt para figurës së patriotit, veprimtarit, intelektualit, deputetit, luftëtarit të paepur dhe bashkëpunëtorit të ngushtë të Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova – Smajl Hajdaraj. Smajl Hajdaraj mbetet një ndër personalitetet qendrore të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Patriot i orëve më të vështira, veprimtar i palëkundur i lëvizjes pavarësiste, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe deputet i lirisë, ai mishëroi idealin e sakrificës për atdheun”, ka thënë Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat