Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me Amerikën

Aktuale

Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me Amerikën

Më: 21 janar 2026 Në ora: 09:37
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe Ibrahim Rugova

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar, ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Haradinaj ka thënë se me vizionin e tij shtetformues, Rugova i kishtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën.

Postimi i plotë

Me Presidentin Dr. Ibrahim Rugova pata nderin të bashkëpunoj në ditët e para të lirisë, në një periudhë vendimtare dhe jashtëzakonisht të ndjeshme të shtetndërtimit.

Sot, në përvjetorin e 20-të të ndarjes së tij nga jeta, e kujtojmë me respekt të thellë dhe mirënjohje të përhershme. Me vizionin e tij shtetformues, ai i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të lidhjeve me Perëndimin, duke kultivuar miqësinë e përjetshme me Amerikën, veprime këto që i paraprinë pavarësisë dhe që vazhdojnë të mbeten themel i vizionit tonë si shtet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat