Agim Veliu përkujton 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova

Aktuale

Agim Veliu përkujton 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit Ibrahim Rugova

Nga: A.SH Më: 21 janar 2026 Në ora: 10:07
Dr. Ibrahim Rugova

Bashkëpunëtori i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Agim Veliu, ka përkujtuar 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Ai e cilësoi Dr. Rugovën si arkitekt të rrugës së lirisë, themelues dhe udhëheqës vizionar të LDK-së, duke theksuar rolin e tij vendimtar në ndërtimin e themeleve të shtetformimit të Kosovës dhe orientimin e saj drejt vlerave perëndimore dhe integrimeve euroatlantike.

Postimi i Veliut:

21 Janari i këtij viti shënon 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Sot kujtojmë arkitektin e rrugës së lirisë, themeluesin dhe udhëheqësin vizionar të LDK-së, njeriun që i dha Kosovës zë, identitet dhe dinjitet në kohët më të vështira.

Me urtësi, guxim dhe besim të palëkundur në liri, pavarësi e demokraci, Dr. Rugova ndërtoi themelet e shtetformimit të Kosovës, duke e orientuar vendin tonë drejt vlerave perëndimore dhe integrimeve euroatlantike.

Trashëgimia e tij politike dhe institucionale mbetet orientim për brezat, ndërsa emri i tij është i gdhendur përgjithmonë në historinë e Kosovës si President Historik!

Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Ibrahim Rugovës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat