KQZ ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve, sipas listës së vendvotimeve për të cilat është marrë vendim për rinumërim.
Sipas njoftimit, procesi ka nisur të martën, më 13 janar 2026, në orën 18:00. Deri të mërkurën, më 21 janar 2026, në orën 16:00, janë rinumëruar 937 nga gjithsej 2,557 vendvotime.
Njoftimi:
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 21 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar 937 nga 2,557 vendvotime.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 8 komuna.
Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi.