Skandal në ekran: ‘Vjosë!’ dhe ‘Ti Lekë! Publicisti kritikon gjuhën e Grida Dumës

Aktuale

Skandal në ekran: ‘Vjosë!’ dhe ‘Ti Lekë! Publicisti kritikon gjuhën e Grida Dumës

Nga: H.O. Më: 23 janar 2026 Në ora: 12:26
Foto arkiv

Publicisti Milaim Nela në një postim të tij në Facebook ka kritikuar gazetaren shqiptare Grida Duma për mënyrën se si ka realizuar intervistën me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai thotë se në një mënyrë jo etike, gazetarja Duma i është drejtuar presidentes në emër, Vjosë.

Publicisti Nela përmend edhe intervistën kur e njëjta gazetare i ishte drejtuar edhe Princit të Kurorës Leka II ne emër, Lekë.

Postimi i plotë:

VJOSË....DHE...TI LEKË!

Ndoqa mbrëmë një intervistë që Grida Duma i kishte marrë Presidentes së Kosovës Zj Vjosa Osmani!

Më la një shije shumë të keqe dhe u ndjeva i fyer si shikues që Zj Duma që mbahet edhe si eksperte komunikimi i adresohej në mënyrë jo etike presidentes....Vjosë! ...duke injoruar statusin e saj publik si Presidente e Shtetit të Kosovës! Dhe këtë e bëri disa herë!

Ata që e kanë punësuar Grida Dumën a e kanë trajnuar se si duhet të ju drejtohet të intervistuarëve e në veçanti personaliteteve  publike?!

Me sa duket kjo është një sëmundje e Top Channel se edhe një tjetër gazetare që ka dalë po nga kjo fabrikë mediatike i drejtohej pa pikë turpi dhe konsiderate në një intervistë Princit të Kurorës Leka II....Ti Lekë!...!

Image
Pamje nga intervista
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat