Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka pritur sot në një takim zyrtar deputetin Mefail Bajqinovci.
Gjatë takimit, kryetari Gashi i shprehu vlerësimet e tij për angazhimin dhe kontributin e deputetit Bajqinovci në jetën politike dhe institucionale, duke theksuar përkushtimin e tij të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve.
Nga ana e tij, deputeti Bajqinovci falënderoi kryetarin Gashi për pritjen dhe fjalët e vlerësimit, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve politikë.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe shpreh interesin e përbashkët për të nxitur iniciativat dhe projekte që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.