​Sonte përfundon rinumërimi, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Aktuale

​Sonte përfundon rinumërimi, nesër shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më: 30 janar 2026 Në ora: 21:12
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë nesër, në ora 10:00, mbledhjen e radhës, në të cilën në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Procesi i rinumërimit të gjithsej 2,557 vendvotimeve, i cili ka nisur më 13 janar, pritet të përmbyllet sonte, më 30 janar.

Aktualisht, sipas KQZ-së, kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 50 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit po shkon drejt përfundimit dhe pritet të mbyllet gjatë ditës së sotme, duke krijuar kushtet për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat