Osmani dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet politike

Aktuale

Osmani dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet politike

Më: 12 shkurt 2026 Në ora: 17:15
Anu Prattipati

Anu Prattipati, e ngarkuar me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, u prit sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend.

Presidenca përmes një komunikate për media njofton se në takim diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.

Tutje në njoftim thuhet se gjithashtu, u diskutua për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat