Abdixhiku kushtëzon: Nëse LDK-së i mohohet e drejta kushtetuese për buxhetin e Prishtinës, atëherë...

Aktuale

Abdixhiku kushtëzon: Nëse LDK-së i mohohet e drejta kushtetuese për buxhetin e Prishtinës, atëherë...

Më: 16 shkurt 2026 Në ora: 11:23
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Projektbuxhetin për vitin 2026, duke theksuar se ky dokument nuk merr parasysh buxhetin e Komunës së Prishtinës.

Ai tha se është e habitshme se si sillet në Kuvend një dokument për buxhet, i cili nuk e respekton autonominë e Komunës së Prishtinës, si kryeqytet.

“Ky buxhet i Kosovës nuk e marr parasysh buxhetin e kryeqytetit të vetë. Është jo vetëm e habitshme, por jashtëzakonisht shqetësuese se si Kuvendit i sillet një dokument që s’e respekton vendimmarrjen autonome të kryeqytetit të vetë dhe së këndejmi menjëherë bëhet jokushtetues”, deklaroi ai në seancë.

Ai deklaroi se nëse LDK-së i mohohet një e drejtë kushtetuese nga shumica në Kuvend, partia do të rivlerësojë pozicionin e saj në çështjet që kërkojnë mbështetjen e saj.

“Për LDK-në, jo vetëm që është e rëndësishme zotimet e dhëna për Prishtinën t’i realizojmë në tërësi ne që e kemi marrë besimin aty, por është e domosdoshme që ta kuptojmë relacionin që do të ketë LDK-ja në këtë Kuvend. Nëse LDK-së i mohohet nga ky Kuvend një e drejtë Kushtetuese vetëm nga vullneti i numrave shumicë, atëherë edhe LDK-ja do të ridefinojë pozicionin e saj në relacion me çështjet që kërkojnë numrat tonë në Kuvend”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kryetari i Prishtina, Përparim Rama, ka paralajmëruar se do ta dërgojë Ligjin për Buxhetin 2026 në Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëse nuk përfshihet buxheti i kryeqytetit. Në një konferencë për media, Rama e cilësoi çdo përjashtim të komunës si shkelje flagrante të autonomisë lokale dhe ligjeve për financa publike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat