18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, urime Kosovë

Aktuale

18 vjet shtet, Haxhiu: Liria kërkon angazhim të përditshëm, urime Kosovë

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 07:43
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo tha se edhe pse Kosova është një Republikë e re, ajo, sipas saj, nuk është e re për ta kuptuar që liria kërkon angazhim të përditshëm.

Pos tjerash, kryekuvendarja tha se sot kujtohen dhe nderohen të gjithë ata që dhanë jetën për lirimin e Kosovës.

“Sot shënojmë 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Mbase një Republikë e re, por jo edhe aq e re për të kuptuar që liria kërkon angazhim të përditshëm. Sot, por edhe çdo ditë tjetër kujtojmë me nderim dhe respekt të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për Pavarësinë që sot ne e gëzojmë. Sot nderojmë po ashtu figurat e larta, që kontribuuan në rrethana dhe periudha të ndryshme për çlirimin, lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat