Idrizi: UÇK-ja si një strukturë e organizuar është guerilja më e suksesshme që e ka njohur ndonjëherë historia

Aktuale

Idrizi: UÇK-ja si një strukturë e organizuar është guerilja më e suksesshme që e ka njohur ndonjëherë historia

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 16:18
Ferit Idrizi

Komuna e Vushtrri ka organizuar manifestim me rastin e 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovë, ku u theksua roli i luftës për liri dhe sakrifica e brezave ndër vite, si dhe kontributi i luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se pavarësia e Kosovës është realizim i një projekti historik të shumë brezave shqiptarë dhe rezultat i sakrificave të mëdha ndër vite.

“Projekti më i madh i shqiptarëve në fund të shekullit të 20-të, një datë të cilën e pritën shumë breza dhe gjenerata, brez pas brezi. Stërgjyshërit lënë amanet që nëse një ditë vjen kjo ditë vetëm të shkojmë te guri i varrit dhe t’ju tregojmë se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Sot është një datë e veçantë për të cilën ranë shumë breza, shumë gjenerata u derdh shumë gjak. Ne jemi me fat që këtë ditë e kurorëzuam me sukses. UÇK-ja si një strukturë e organizuar është guerilja më e suksesshme që e ka njohur ndonjëherë historia, sepse fal luftës heroike të saj, fal mbështetjes së aleatëve, vendeve perëndimore dhe NATO-s, sot Kosova është e lirë, e pavarur, është sovrane. Ajo çka e bën të veçantë dhe i jep një shije shumë të hidhur sot kësaj date shumë të rëndësishme është se sot kemi festë edhe protestë. Kemi protestë sepse sot padrejtësisht mbahen drejtuesit e shtetit të Kosovës, udhëheqësit e UÇK-së, padrejtësisht me aktakuza krejt banale, me aktakuza më qesharake”, tha ai.

Ndërkaq, përfaqësuesi i OVL-UÇK në Vushtrri tha se kjo datë përfaqëson krenari dhe kujtesë për të gjithë ata që dhanë jetën për liri.

Është një ditë e madhe krenarie, ditë që u takon atyre që ranë për liri. Sot shënojmë 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ditën kur Kosova u bë shtet i lirë dhe i pavarur. Kjo liri nuk ra nga qielli, nuk erdhi dhuratë, por u fitua me gjak, sakrificë dhe luftë. Sot përulemi me respekt të thellë para të gjithë dëshmorëve të UÇK-së, martirëve dhe të gjithë atyre që në vazhdimësi historike dhanë jetën dhe gjithçka që ishin në mbrojtje të popullit shqiptar dhe trojeve tona”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat