“Ushtar Kavaja” dha jetën për çlirimin e Kosovës, dalin fotot e papublikuara më parë: Takimi dhe puthja e fundit e Indrit Carës me prindërit e tij

Aktuale

“Ushtar Kavaja” dha jetën për çlirimin e Kosovës, dalin fotot e papublikuara më parë: Takimi dhe puthja e fundit e Indrit Carës me prindërit e tij

Më: 17 shkurt 2026 Në ora: 20:28
Indrit Cara i njohur ndryshe si “Ushtar Kavaja”

Historia e Indrit Carës, i njohur ndryshe si “Ushtar Kavaja” i cili humbi jetën e tij duke luftuar për Pavarësinë e Kosovës, nuk kishte si të lihej në hije në këtë datë të rëndësishme për vendin.

Gazetari Marin Mema, përmes një postimi të bërë në rrjetin e tij social në Instagram , ka publikuar disa foto të Indrit Carës, në mesin e tyre dhe momentet e fundit që ai kaloi me prindërit e tij.

“Puthja e fundit e nënës” e titulloi gazetari Mema postimin e tij.

Pas disa viteve jetë në Angli, Indrit Cara më 26 janar të 1999 u kthye për herë të fundit në shtëpinë e tij pasi zgjodhi që të kontribuoonte në çlirimin e Kosovës.

Mbrëmjen e 26 janarit, Indrit Cara ishte i detyruar të gënjente priondërit e tij se të nesërmen do të ikte sërish nga shtëpia për të përmbushur misionin e tij si shoqëruesi i dy gazetarëve britanikë.

Mirëpo e vërteta ishte ndryshe, Cara kishte zgjedhur që të bëhej pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që të luftonte për pavarësinë e vendit.

Pa e ditur që ishte përqafimi i fundit, ndonëse ishte e pritshme sepse po bëhej pjesë e një lufte të përgjakshme, mëngjesin e 27 janarit “Ushtar Kavaja” përqafoi për herë të fundit dy njerëzit që e sollën në jetë, nënën dhe babain e tij. 

Indrit Cara vdiq në moshën 28-vjeçare duke lufftuar për pavarësinë e Kosovës, e cila u shënua poara 18 vitesh.

Postimi i plotë i gazetarit Marin Mema:

Puthja e fundit e nënës

Në 26 janarin e vitit 1999 djaloshi u kthye për herë të fundit në shtëpinë e tij…  Prej disa vitesh jetonte mirë në Angli… punonte, gëzonte, ruante e ndihmonte edhe familjen në Shqipëri! Në 26 janar, një ditë e ftohtë… ai u shfaq në portën e shtëpisë pa lajmëruar nënën e babain. Kish mall për ta, mall që dallohet në këto fotografi të po asaj mbrëmje! Djaloshi u përqafua, qëndroi me ta, foli e diskutoi si në kohët e vjetra, hoqi sadopak mallin…

Të nesërmen u çua herët, sepse siç u tha prindërve, do të shoqëronte dy gazetarë britanike! Në fakt nuk ishte e vërtetë…. Ai kishte marrë një vendim!

Djaloshi kishte vendosur të shkonte në luftë, në Kosovë, mes rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Nënës e babait nuk u tha asgjë! Nuk donte që ata të kalonin netë të gjata pa gjumë, me sytë e zemrën plot brengë.

Në mëngjesin e 27 janarin ai doli nga porta e shtëpisë… I përqafoi sërish prindërit me premtimin se shpejt do të kthehej! Zbriti ngadalë dhe u nis drejt Tiranës… nga aty drejt pikës së mobilizimit në Kukës e pak javë më pas drejt frontit.

Ai u vendos në frontin e parë… qëndroi, u përball e luftoi si një luan i vërtetë… deri në 31 mars 1999. Në atë ditě të mërkurë me luftime të ashpra, goditja e pabesë e një minahedhësi i shkaktoi vdekjen!  I riu asokohe vetëm 28 vjeçar, ra në fushëbetejë! Djaloshi quhej Indrit Cara, “Ushtar Kavaja”… ai ra për të mos vdekur kurrë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat