Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte normalizimi me Serbinë

Aktuale

Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte normalizimi me Serbinë

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 16:39
Foto nga takimi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka shkruar sot për takimet që i pati me kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomatin Glauk Konjufca.

Sorensen deklaroi se diskutimet, me dyshen qeveritare, u përqendruan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e ri të Jashtëm, Glauk Konjufca.

U përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane” ka shkruar ai në X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat