Zëvendësministri Ahmeti takohet me Senatorin Peters dhe Kongresistin Torres në SHBA

Aktuale

Zëvendësministri Ahmeti takohet me Senatorin Peters dhe Kongresistin Torres në SHBA

Më: 24 shkurt 2026 Në ora: 19:30
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, takoi në Washington, D.C. me Senatorin Gary Peters

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takime të ndara në Washington, D.C. me Senatorin Gary Peters dhe Kongresistin Ritchie Torres.

Në kuadër të angazhimeve për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u diskutua për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Po ashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes së vazhdueshme të SHBA-së për njohje të reja ndërkombëtare për Republikën e Kosovës dhe për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe mbështetja e ofruar përmes Aktit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), për të cilin Zëvendësministri Ahmeti, shprehu mirënjohje të veçantë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së në avancimin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Gjithashtu, u diskutua edhe për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke theksuar nevojën për përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të tyre dhe për një vëmendje më të madhe ndërkombëtare ndaj gjendjes së tyre.

Zëvendësministri Ahmeti, falënderoi Senatorin dhe Kongresistin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës, duke vlerësuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat