KQZ sot mban mbledhje, pritet të ndahen mjete financiare për partitë parlamentare

Aktuale

KQZ sot mban mbledhje, pritet të ndahen mjete financiare për partitë parlamentare

Më: 25 shkurt 2026 Në ora: 09:11
KQz

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetje të Subjekteve Politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Në mbledhjet e mëparshme, veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore, ndarja e këtyre mjeteve ka ngritur shqetësime, duke u bërë një çështje e diskutuar e veçantë, përfshirë përfshirjen e Listës Serbe në përfitimin e fondeve të konsiderueshme.

Po ashtu, pjesë e rendit të ditës do të jenë shqyrtimi i rekomandimeve mbi mësimet e nxjerra nga zgjedhjet lokale të vitit 2025 dhe zgjedhjet parlamentare të njëjtit vit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat